Kronikë

Kamioni me 400 kg kokainë u kap Kosovë, kaloi nga Porti i Durrësit, 30 ditë paraburgim për 7 të arrestuarit! Avokati: Nuk ka asnjë provë, ata u gjenden rastësisht aty

19 Maj 2021, 17:43| Përditesimi: 19 Maj 2021, 17:52

  • Share

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve".

Shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni të policisë të hënën në Lipjan, ku u gjetën dhe sekuestruan 400 kg kokainë, që dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit të pulës. Ndërkaq, avokati i Izet Sheqiri, avokati Besnik Berisha, ka thënë se të dyshuarit nuk janë kriminelë siç pretendon prokuroria, pasi ata nuk kanë qenë në dijeni se në kamion ka substanca narkotike. Berisha tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të vetme ndërsa sipas tij, po të ishte i vërtet skenari që ka paraqitur prokuroria, do shitej shumë si film.

“Ata janë vetëm njerëz që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes. prokuroria nuk ka pasur asnjë provë. Njësoj ka qenë mundësia e manipulimit në dërgesë. Është manipular nga ky sistem i fortifikuar, i sofistikuar në porte të ndryshme” tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Kamioni me 400 kg kokainë kaloi në Portin e Durrësit, u kap në Kosovë! 30 ditë paraburgim për 7 të arrestuarit! Avokati: Nuk ka asnjë provë, ata u gjenden rastësisht aty


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?