TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku ka gjetur vdekjen një 66-vjeçare.
Report Tv mëson nga burime zyrtare se kamioni i drejtuar nga një shtetas maqedonas, ka përplasur këmbësoren D. H., e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.