KUKËS-Një kamion është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kalimashit, ndërsa ka shpëtuar mbrekullisht shoferi.
Pamjet tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të përfshirë totalisht nga zjarri, me tym të zi që ngrihet në ajër dhe flakët që kanë përfshirë pjesën e përparme të kabinës.
Nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa shkaqet që çuan në këtë incident mbeten të paqarta. Kamioni po transportonte artikuj ushqimorë e pije energjike.
Mjeti ka marrë flakë kur në këtë segment ka patur edhe fluks të lartë mjetesh të Kosovës, të cilat ktheheshin pas kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar, ndërsa flakët janë shuar nga forcat zjarrfikëse.
Kamioni ishte duke transportuar artikuj ushqimor dhe pije energjike.
Foto nga vendi i ngjarjes, kamioni në flakë
Komente
