Kronikë

Aksident i rëndë në Shkodër-Bushat/ Kamioni përplaset me 2 makina dhe përmbyset në rrugë, vdes një prej shoferëve, plagoset gruaja dhe 2 fëmijët (VIDEO)

18 Gusht, 12:36| Përditesimi: 18 Gusht, 13:55

  • Share

SHKODËR- Një aksident i rëndë rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë. Një kamion u përplas fillimisht me një autoveturë që drejtohej nga një burrë, dhe më tej me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua.

Për pasojë ndërroi jetë Altin Luli 47 vjeç, shoferi i makinës elektrike prodhim i viteve të fundit BYD. Shkaqet ende po hetohen ndërsa për nxjerrjen e personave nga makinat ndërhynë dhe forcat zjarrfikëse. Nga pamjet që Report Tv sjell nga terreni në Beltojë pranë kryqëzimit në Kryebushatit, automjeti elektrik thuajse është shkatërruar plotësisht, ndërsa kamioni ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës. 

Tre të plagosurit, gruaja dhe dy fëmijët e mitur të viktimës, janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

"U bë i mundur identifikimi i shtetasit A. L., 47 vjeç, i cili humbi jetën nga ky aksident. 3 pasagjerët e dëmtuar (bashkëshortja e shtetasit A. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur) janë dëguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi Policia e Shkodrës. 

Paraprakisht dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë një parakalim i gabuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elidia: 18/08/2025 14:06

    Ngushellime familjes per humbjen e rende edhe force gruas te vazhdoje perpara. Po me merzit shume lajmi edhe te tilla lajme kam vene re qe me ndikojne emocionalisht. Do konsumoj me pak qe te mos negativizohem. Shfrytezoj rastin mediave te shkruara si puna juaj t'ju keshilloj te shfaqni me shume lajme te mira, te na shtohet pozitiviteti edhe shpresa te njerezit edhe te vendi jone. Keshilla jetese pozitive, keshilla per shendetin mendor, njerezit te lexojne me shume mire sesa keq. Ne lidhje me rastin konkret, shume kujdes duhet te bejne shofertet, ka pasur trafik gjithkund neper Shqiperi, afer bregdeteve, po kjo nuk justifikon parakalimet e gabuara. Ruani veten edhe familjen tuaj. Mos pini alkool ne rruge. Uroj qe te rregullohen rruget sa me pare nga shteti edhe te behen me standarte qe te mos na mbysi trafiku, sikurse e beri me kete fatkeq.

    Përgjigju
  • Qytetari: 18/08/2025 13:06

    Makina kineze karton

    Përgjigju
    • Kartoni: 18/08/2025 15:56

      Per makine kartoni , eshte 2600 kg makine , me shume se furgoni. Jane makinat nder me te sigurtat qe ka rruga , po me kamionin edhe tank te jete do ishte bere njesoj. Duhet kujdes , se keshtu mendojne qe ecen se makine e shpejte e ja perfundimi. Per 2 minuta me shpejt , la femijet jetim.

    • Karton: 18/08/2025 13:21

      Po me u perplas me kamion sesht e leht

    • Kot: 18/08/2025 13:13

      Edhe tank po re jete me ate shpejtesi je i vdekur

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?