Kronikë
Top 24

Kamp për refugjatët dhe ish-militantët e ISIS në Shqipëri? Rovena Voda: Nuk kemi asnjë kërkesë nga BE

12 Qershor 2018, 11:52| Përditesimi: 12 Qershor 2018, 12:15

  • Share

TIRANE-Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka përsëritur sërish sot se nuk ka asnjë kërkesë nga vendet e BE apo Komisioni Europian për Shqipërinë për të ndërtuar një kamp pritje për refugjatët e Lindjes së Mesme.

Absolutisht për momentin nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare apo një njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo KE për të ndërtuar një kamp për emigrantët. Ne kemi në Shqipëri, Tiranë një qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit

Rovena Voda

E njëjta përgjigje ishte edhe për pyetjen për mundësinë e ngritjes së një kampi për ish-luftëtarët e ISIS, që u hodh poshtë nga zv/ ministrja. Dje ishte Kryeministria, që mohoi lajmin se në vendin tonë mund të ndërtohet një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriore. Burime zyrtare për Report TV nga qeveria pohuan se nuk ka asnjë plan konkret për kamp refugjatësh në Shqipëri.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Geke: 12/06/2018 12:04

    Hahaha, e perse u dashka te kete kerkese nga Europa???? Edhe sikur te kete kerkese sduhet pranuar.... O politikane legena....

    Përgjigju
  • tonin: 12/06/2018 11:58

    ben vaki kerkesa ka shkuar te shqupi dhe ju te qeveris nuk dini gje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?