Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn

Politikë
Top 24

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Johannes Hahn kundër: Ballkani, jo parking për emigrantët

15 Qershor 2018, 16:41| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 16:46

  • Share

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka dalë kundër idesë për ndërtimin e një kampi refugjatësh në Ballkan për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Unë paralajmërova që në valën e parë në vitin 2015 që vendet në rajon që nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për refugjatët

Johannes Hahn

Kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen njoftoi në 5 maj se qeveria e tij ishte në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, si dhe me vende të tjera, “Për një regjim të ri të azilit në Evropë”.

Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të.

Lars Lokke Rasmussen nuk i përmendi vendet ku do të ngrihen këto kampe, por gazeta Le Monde shkruante pak javë më parë se shumë burime konfirmojnë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova. Por në Shqipëri, qeveria e ka mohuar një gjë të tillë kategorikisht.
 


Prononcimi i  Johannes Hahn 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?