Nuk do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri për emigrantët nga Lindja dhe Afrika e Veriut. Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook shprehet se Samiti i BE për krizën e refugjatëve që u zhvillua dje shpoi tullumbacen gjigande të lajmit të rremë për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Sipas shefit të qeverisë, lajmi u prodhua dhe propagandua nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë, duke akuzuar kështu opozitën.
Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri!Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët.Mos t’ua harrojmë këtë turp
Edi Rama
Në muajin e fundit disa media ndërkombëtare e lakuan Shqipërinë si alternativë ku mund të ndërtohen kampe për refugjatët, ndërkohë që akuzat nga opozita në Shqipëri ishin të shumta në drejtim të qeverisë. Sipas opozitës ishte qeveria që ishte vetëofruar për këtë plan, por Rama e ka mohuar.