KINË-Një tualet, një krevat dhe një tavolinë, është gjithçka që shohin në “qelinë” tyre fëmijët, gratë shtatzëne dhe të moshuarit me COVID-19 në Kinë.
Pamjet e publikuara ditët e fundit nga “qelitë” me kushtet çnjerëzore në të cilat izolohen të infektuar me koronavirusi në Kinë, kanë lënë të gjithë botën të “ngrirë” përballë realitetit komunist kinez.
Kampi ku grumbullohen të infektuarit, është pjesë e strategjisë së Kinës për “zeroCOVID”, ku sipas ekspertëve me shfaqjen e variantit omicron një gjë e tillë është e pamundur.
Sipas dëshmive të qytetarëve që e kanë provuar kampin, çdo njeri i cili rezulton pozitiv me COVID-19 është i detyruar të qëndrojnë në izolim për 15 ditë në ato kushte.
“Askush nuk ka ardhur të na shoh! Çfarë kushtesh janë këto”, ka thënë njeri prej personave që e ka përjetuar karantinën”.
Kujtojmë se origjina e COVID-19 mendohet të ketë qenë në Kinë, në një qytet të vogël të saj që quhet Wuhan.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kinë janë raportuar 4,636, një shifër e cila mendohet të jetë fiktive, pasi qeveria ka bërë çdo përpjekje për të fshehur numrin real të infektimeve dhe viktimave nga virusi.
Komente

Po ne ktu nuk shohim asgjë ça mut prapagande është. Spo shofim asgje një tualet bosh e një konten bosh. E po shofim dhe një njeri i veshur me mask e kostum mbrojtje. Po kto mund ti veshi kushdo e të bëj vidjo. Çjan more kto teatro të flliqura.
PërgjigjuQeke tyt si ke mbiemrin ????
Sa per te qeshur. Krahasojeni pak me familjet shqipetare ne kushte varferie. Keto pamje do te ishin "parajse per ta".
Përgjigju