Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj

Kronikë
Top 24

Lajmi i ZDF për kampin e refugjatëve në Shqipëri, MB: Spekulime, asgjë nuk është e vërtetë

20 Qershor 2018, 13:02| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 13:55

  • Share

Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF një ditë më parë se Shqipëria është gati të presë 600 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme, ka reaguar Ministria e Brendshme. Sipas MB, kronika e TV gjerman përmban spekulime dhe keqpërdorime për këtë çështje, e cila nuk ka qenë dhe nuk është në diskutim. 

Ministria e Brendshme sqaron gjithashtu se deklarata e zv/ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, e cituar në kronikë nga Tv gjerman, nuk është përcjellë në atë kontekst që është shprehur numri dy i Ministrisë së Brendshme. 

"Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë". 

Thuhet në reagimin e MB

Sipas Ministrisë së Brendshme, thëniet e zv/ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete: “Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?” 

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet:

Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”. 

Julian Hodaj, zv/ministër i Brendshëm

Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri.

Komento

Komente

  • Arbëri: 20/06/2018 23:49

    E tërë kjo vie nga PD që nga fillimi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?