SHËNGJIN- Me moton ‘marrëveshje ilegale, rezistence globale’ dhjetëra aktivistë shqiptarë dhe italianë protestuan sot para Portit të Shëngjinit kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve.
Por, protesta vjen teksa aktualisht kampi i Gjadrit është totalisht i boshatisur dhe nuk ndodhet asnjë emigrant, pasi Gjykata e Romës bllokoi dërgimin e tyre dhe grupi i dytë prej 7 azilkërkuesve u kthyen sërish në Itali.
Një prej protestuesve thotë se do vazhdojnë protestat kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tij kërkojnë një Europë, Shqipëri e Itali më demokratike.
“Kemi protestuar me aq sa kemi mundur kundër kësaj marrëveshje. Është një farë shtyse shumë e fortë që jo vetëm këtë marrëveshje, por me të gjitha këto lloj marrëveshjes ta vazhdojmë rezistencën tonë. Solidariteti juaj është forcë për ne, forcë për të gjithë ata emigrantë. Europa që ne duam nuk është Europa e Melonit, nuk është Europa e Von der Leyen, nuk është Europa e Ramës, por e demokracisë,. Ne do të luftojmë dhe do jemi për një Europë më demokratike, një Itali më demokratike dhe një Shqipëri me demokratike, ku emigrantët të jenë pjesë integrale e shoqërisë dhe të trajtohen si gjithë të tjerët me të drejta të barabarta”, tha ai.
Pasi qëndruan përreth 1 orë para Portit të Shëngjinit, aktivistet me pankarta në duar marshuan në rrugën kryesore të qytetit dhe më pas ndaluan në bregdet, e më pas udhëtuan drejt kampit të Gjadrit, në shenjë indinjate ndaj kësaj marrëveshje e cila i ka kushtuar qeverisë italiane miliona euro.
Protesta u monitorua nga forca të shumta policia, por ndonëse aktivistet bllokuan në disa raste edhe rrugën fatmirësisht nuk u regjistruan incidente.
Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër janë bosh.
Ndonëse me personel të reduktuar, autoritetet Italiane vijojnë ti mbajnë të hapura, ku janë në pritje të vendimeve të drejtësisë në lidhje me këtë marrëveshje.
Turp e faqia e zezë,çfarë jan këta që shtetin e kujtojnë protestë?Shteti është LIGJ,kur ai është jo jo i drejtë ka gjykata dhe më pas ZBATIM TË LIGJIT.kjo protestë nuk është e tillë ajo tashmë bëhet nga protestues profesionistë,QË MARIN ROGË.Po ti duan aq shumë le ti marrin në shtëpit e tyre si ata italian e shqiptarTë ç'nderuar protetuçë lini Qeverit të bëjnë Detyrën.
Përgjigju