Kryeministri Edi Rama

Politikë

Kampi i refugjatëve, Rama: Broçkulla të atyre që Europën e dinë si klubin e pazareve me babalen

28 Qershor 2018, 02:20| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 02:22

  • Share

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për shitjen e detit apo për kampin e refugjatëve deklaroi sot se ato janë vetëm broçkulla.

“Me këtë rast u doli boja, po fare, edhe broçkullave të firmosjes së shitjes së detit, apo të kampit fantazmorik me 600 mijë sirianë, për të marrë datën për negociatat”, – theksoi Rama, gjatë takimit me anëtarët e qeverisë në Qendrën e Hapjes për Dialog (COD) në Kryeministri.

Kreu i qeverisë u shpreh se “këto janë broçkulla, që mund t’i krijojnë vetëm mendjet e përdala të atyre që edhe Europën e dinë si klubin e pazareve me babalen dhe me aktorët e maskaradave si ajo e babales”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?