Në ditën e të zhdukurve qytetarët e Maliqit kujtuan viktimat e që dhanë jetën në "Kampin e vdekjes" në Vloçisht. Familjarë, banorë të zonës dhe përfaqësues të Partisë Demokratike bënë homazhe në kujtim të atyre që dhanë frymën e fundit në atë kamp famëkeq.
"Shumica e tyre nuk ja dolën dot, bëhet fjalë për një kamp shfarosës me pak ushqim, me dhunë të paparë të komandës së kampit dhe me tortura çnjerëzore. Kanë qenë të burgosur njerëz të shquar si Mitrush Kuteli, Arshi Pipa, Sulejman Vuçiterna", tha Nebil Çika, kryetar i Shoqatës të Ish-të Përndjekurve.
135 të burgosur politik vdiqën në Vloçisht, deri në mizorinë e varrosjes për së gjalli. Me qirinj në duar të pranishmit dhe shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë kërkojnë të kenë të mundur kthimin e eshtrave të të parëve
Kampi i Vloçishtit u ngrit në 1946, për tharjen e kënetës së Maliqit. Në këtë kamp u përqendruan rreth 2500 të burgosur politikë, të cilët flinin në baraka të ndërtuara me kallama dhe punonin të paktën 10-12 orë në ditë, deri në ditën kur prej tyre humbën jetën në atë kënetë.
Nderime dhe respekte pergjithmone per keta njeres liridashes qe diktatura me e eger komuniste ne Europe tregoi fytyren me cnjerezore ndaj tyre.
Përgjigju