Italiani Pietro Vierchowod do të jetë trajneri i ri i Kamzës

Kampion bote me Italinë, do të drejtojë Kamzën

31 Maj 2018, 17:10| Përditesimi: 31 Maj 2018, 17:13

  • Share

Italiani Pietro Vierchowod do të jetë trajneri i ri i Kamzës. Një ish-futbollist italian, që ka luajtur si mbrojtës, ndërsa prej vitesh ushtron detyrën e trajnerit, ka qenë në Kamëz, ku ka parë nga afër kushtet e stërvitjes, stadiumin dhe është njohur me organikën dhe synimet e klubit.

Vierchowod përfaqësoi kombëtaren italiane kur fitoi Kupën e Botës në vitin 1982. Ai është konsideruar si një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave dhe një nga më të mirët e gjeneratës së tij.

Gjatë karrierës së tij u quajt “Zar”, për shkak të ritmit të tij, aftësisë difensive, stilit të gjallë të të luajturit dhe prejardhjes ukrainase. Ai është djali i një ushtari ukrainas të Ushtrisë së Kuqe nga Starobilsk.

Pas karrierës së tij si futbollist, Vierchowod drejtoi Catanian në Seria C1, Florentia Viola (tani Fiorentina) të Seria C2, Triestina të Seria B dhe Budapest Honvéd të Hungarisë.

Komento

Komente

  • Gzimi: 31/05/2018 18:25

    Ca Kampion Bote? Nuk ka luajtur asnje ndeshje ne Boteror, ka vetem ne stolin e rezervave si rezerve e dyte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?