Ertjan Kofsha nuk është fenomen vetëm brenda kufinjve shqiptarë. Peshëngritësi i ri dhe i talentuar fitoi 3 medalje të arta në kampionatin Europian të zhvilluar katër ditë më parë në Poloni për moshën U-17. Në ktegorinë 89 kilogramë Kofsha ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt.
“Kam arritur një rezultat fantastik kampion Europe dhe ndjehem shumë i lumtur që ia dola. Më është dashur 6 vite punë intensive për të qenë këtu,”-u shpreh Ertjan Kofsha, peshëngritës.
17-vjeçari konsiderohet nga opinioni si e ardhmja e peshëngritjes shqiptare, ndërsa edhe vetë tregon se ku dëshiron të arrijë.
“Tek mua shohin kampion e ardhshëm dhe synimet janë për të qenë kampion bote dhe pse jo një medalje olimpike,”-deklaroi Ertjan Kofsha, peshëngritës.
Ertjani ka lindur në fshatin Shtërmen të Elbasanit, ashtu si shumë kampionë të tjerë të peshëngritjes si Briken Calja, Gerald Toska apo Redjan Kumja.
“Jam sportist i ekipit të Shtërmenit, vendi ku kanë dalë shumë kampione. Sekret nuk ka, por puna e palodhur e profesorit që na stërvit bën që të dalin shumë kampionë,”-tha Ertjan Kofsha, peshëngritës.
Ekipi i Shtërmenit ka si trajner Leonard Toskën, i cili stëvit edhe kampion e të tashmes dhe të ardhmes Ertjan Kofshën.