Sport

Kampion i NBA pas 50 vitesh, Milwauke Buck fiton titullin e dytë në histori! Në finale shkëlqen 'zoti grek' (VIDEO)

21 Korrik 2021, 11:53| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 10:28

  • Share

Milwauke Buck është shpallur kampione e NBA-s për sezonin 2020-2021. Në finalen e gjashtë ‘play-off’ triumfoi 105-98 kundër Phoenix Sund, duke përmbysur 4-2 serinë e finaleve edhe pse dy të parat ishin fituar nga kundërshtarët.

Për Milwauke Buck ky është titulli i dytë në histori, që vjen pas një gjysmë shekulli. Titulli i fundit ishte fituar në vitin 1971.

Ai që vulosi fitoren e Bucks në këto finale ishte greku Giannis Antetokounmpo, autor i 50 pikëve e 14 rebound, i konsideruar në këto finale edhe si zoti nga Greqia. Basketbollisti grek u shpall edhe MVP i finaleve, sukses tërësisht i merituar për të pas dy trofeve MVP të sezonit të rregullt në dy kampionatet e mëparshme.

Giannis këtë sezon kishte një mesatare prej 35.2 pikë dhe 12.2 rebound për ndeshje, ndërsa u mbështet në këtë triumf edhe nga Khris Middlton (me 17 pikë) e Jrue Holiday (me 12 pikë), një trio që këtë sezon ka bërë diferencën në parket. Në kahun tjetër, Chris Paul realizoi 26 pikë e Devin Booker 19, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?