Kampionati ballkanik i kacavarjes, 108 sportistë garuan në Durrës! Kuqezinjtë shkëlqejnë tek U-14 dhe për të rritur

1 Tetor, 17:08| Përditesimi: 2 Tetor, 09:26

  • Share

Me pjesmarrjen e mbi 100 sportistëve është zhvilluar në Durrës kampionati ballkanik dhe Kupa e Shqipërisë në sportin e kacavarjes. Aktiviteti për shkak të pjesmarrjes pati garë të fortë, ndërsa erdhi për disiplinat djem dhe vajza. Përveç sportistëve nga Shqipëria garuan edhe ata nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Vij nga Mali i Zi dhe shoh që është shumë bukur këtu. Është kënaqësi të marrësh pjesë në këtë kompeticion, që është ndërkombëtar. Kemi patur mbështetjen e duhur,”-u shpreh një sportiste.

“Mendoj se eventi ka qenë perfekt. Njerëzit janë sjellë shumë mirë dhe kundërshtarët nga vendet e tjera janë sjellë shumë mire me ne,”-deklaroi një trajner nga Maqedonia e Veriut.

“Unë jam virtyt Morino dhe jam nga Peja. Udhëheq grupin e ngjitjes ‘merimangat e Pejës’. Ka shkuar gjithçka mirë, edhe shoqërimi me grupet e tjera dhe falenderoj federatën e Shqipërisë. Deri tani ka shkuar shumë mbarë,”-u shpreh një trajner nga Kosova.

Sportistët garuan në kategoritë U-14, U-16 dhe për të rritur, teksa Shqipëria shkëlqeu tek U-14 për djem ku vendin e parë e zu Daren Karameto, ndërsa kategorinë e të rriturve e fitoi Nael Hoxha.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?