Edhe pse e dëmtuar Luiza Gega ia ka dalë të regjistrojë një kohë fantastike në kampionatin Botëror të Atletikës. 34-vjeçarja e mbylli garimin në vendin e tetë, por gjithsesi arriti të realizonte kohën më të mirë personale në garën e 3000 metrave me pengesa. Atletja shqiptare e ndali kronometrin në kohën 9 minuta, 10 sekonda dhe 37 të qindtat, duke regjistruar edhe kohën më të mirë personale për 2023.
Në krahasim me garën kualifikuese të katër ditëve më parë, Gega shënoi një përmirësim me 7 sekonda, por megjithatë kjo nuk mjaftoi për të kapur zonën e medaljeve që Luiza Gega dhe trajneri i saj kishin për qëllim. Sigurisht kjo edhe për shkak të dëmtimit.
Sa i përket garës finale në Budapest vendin e parë e zuri sportistja nga Bahreini Winfred Yavi me kohën 8 minuta, 54 sekonda dhe 29 të qindtat. Për t’u theksuar edhe fakti që për Luiza Gegën vendi më i mirë në një finale botërori është i pesti, i arritur vitin e kaluar në Oregon të Shteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithsesi ajo është kampionia e Evropës në fuqi dhe këto gara këtë vit, por edhe në fillimet e 2024 do ti shërbejnë për t’u përfaqësuar në Lojërat Olimpike të Parisit ku Shqipëria shpreson që për herë të parë të arrijë një medalje.
bravooo shqiperia me 2 atlete ne kampionatin boteror luiza gega vend 8 ne 3000m pengesa dhe franko burraj ne 200m ne vend 54
Përgjigju