Kombëtarja shqiptare e boksit nuk ia ka dalë që të sigurojë një medalje në Kampionatin Evropian të Boksit që u zhvillua në Beograd me fillim më 18 prill. Boksierët Ani Haxhillari, Arjon Kajoshi, Senad Drini dhe Luis Gjolena nuk lanë gjurmë paçka përpjekjeve.
Ndërkohë, shpresa e madhe e boksit, Alban Beqiri u eliminua në çerekfinale. Pasi fitoi dy ndeshjet e para kundër rumunit Marcel Nistrenau dhe kroatit Petar Knezevic, Beqiri kërkoi suksesin e mëtejshëm në peshën deri 71 kilogramë.
Përballë turkut Erdemir Tugrulhan, shkodrani nuk ia doli dhe suksesi foli për Tugrulhan. Beqiri e humbi më pikë këtë ndeshje dhe mbeti jashtë zonës së medaljeve.
Alban Beqiri në vitin 2021 shënoi arritjen më të madhe ndërkombëtare të Shqipërisë në boks duke fituar medaljen e bronzit në Kampionatin Botëror, e para për vendin tonë në një event të tillë.