Për atletikën shqiptare ditët në vazhdim do të jenë mjaft të rëndësishme pasi në Kampionatin Europian “Romë 2024” do të garojnë dy atletë si Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.
Luiza Gega ka arritur normën kulifikuese për këtë kampionat më 31.08.2023, në mitingun “Diamond League” të zhvilluar në Bruksel, ku gjithashtu, theu dhe rekordin kombëtar të garës 3000 metra me pengesa me kohën 9.09.64.
Garat e dy atletëve shqiptar do të nisin ditën e premte, më 07.06.2024, ku në oren 12:55 do të zhvillohet garat kualifikuese e kërcimit së gjati, grupi A dhe B, dhe paralelisht në orën 13:05 në pistë do të zhvillohet gara kualifikuese e 3000 metrave me pengesa.
Kampionia në fuqi e Europës, Luiza Gega do të synojë të mbrojë fronin për t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje në Kampionatin Europian.