Kampionati Kombëtar i Dancit Sportiv

Kampionati i 20-të Kombëtar i Dancit Sportiv/  Kushi mesazh mësuesve dhe prindërve:  T'i orientojmë fëmijët drejt sporteve

31 Tetor 2022, 09:22| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 09:25

  • Share

Në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan u zhvillua Kampionati i 20-të Kombëtar i Dancit Sportiv, ku morën pjesë rreth 460 djem e vajza të cilët performuan në disiplina të ndryshme.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e hapjes, Ministrja Kushi vuri theksin tek vlerat e sportit për sa i përket qëndrimit larg fenomeneve negative sociale e jetës pasive, si dhe kërkoi bashkëpunimin e mësuesve dhe prindërve që t'i orientojnë më shumë fëmijët drejt sportit.

‘Mirëpritëm sot në Elbasan Kampionatin e 20-të Kombëtar të Dancit Sportiv, ku 460 fëmijë e të rinj  pjesëmarrës na mrekulluan me performancat e tyre në disiplina në ndryshme. 

Aktivitetet fizike ndihmojnë që fëmijët të rriten të shëndetshëm, aktivë, plot energji e të qëndrojnë larg fenomeneve negative sociale e jetës pasive. Prandaj, së bashku me mësuesit dhe prindërit, kemi detyrimin që t'i orientojmë ata edhe më shumë drejt sporteve, jo vetëm në shkollë por edhe jashtë saj.

Falënderoj shumë Presidenten e Federatës së Dancit Sportiv Linda Spaho për këmbënguljen dhe përkushtimin e saj, si dhe Bashkinë e Elbasanit për kushtet optimale të krijuara në Pallatin e Sportit "Tomorr Sinani", për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të tilla me përmasa kombëtare.’- shkroi ministrja.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?