Vllaznia e vajzave feston titullin kampion

Sport

Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Partizanin në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 12-të radhazi

18 Maj, 22:03| Përditesimi: 18 Maj, 22:04

  • Share

TIRANË - Vllaznia është shpallur kampione e edicionit 2024-2025 në kampionatin e futbollit të vajzave, pasi mundi Partizanin 2-0 në finalen e “Final Four”.

Në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”, për vajzat kuqeblu shënuan Arbiona Bajraktari dhe Megi Doçi, duke siguruar trofeun e 12-të radhazi të kampionatit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 52-të Bajraktari zhbllokoi rezultatin. Doçi vulosi fitoren në minutën e 72-të.

Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës. Me këtë sukses, Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA women’s Champions League 2025 - 2026.

Partizani, si vendi i dytë, do të marrë pjesë për herë të parë në raundin para-eliminator të kompeticionit të ri UEFA Women’s Europa Cup.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Gramshi mposhti Apoloninë 2-1.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?