Kampionati kombëtar i bodybuilder, 24-vjeçari gjirokastrit shpallet kampion! Risia pjesmarrja e një vajze: Dua të kem konkurente

13 Qershor 2022, 16:10| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 21:21

  • Share

25 sportistë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë këtë fundjavë në kampionatin e 5 kombëtar të bodybuilding në Gjirokastër. Gara ishte e ndarë në disa kategori, duke nisur nga të rinjtë e deri tek të rriturit ku kampion u shpall 24-vjeçari Seldjan Çani nga Gjirokastra.

“Jam shumë i lumtur që gjithë kjo punë kurorëzohet me këto kupa dhe medalje. I falenderoj shumë të gjithë ata që më kanë mbështetur, si familjen, profesorin tim Nikollaq Muço. Gjithsesi një kënaqësi tjetër është që po garoi në qytetin tim dhe po shpallem kampion,”-u shpreh Seldjan Çani, bodybuilder.

Risia e këtij kampionati ishte pjesmarrja për herë të parë e një vazje në kategorinë e bikini fitnes. Xhenis Rama për më tepër mori edhe një kupë.

“Shumë e lumtur dhe e emocionuar, pasi është hera e parë që fitoj një çmim në kategorinë bikini fitnes. Shpresoj që pjesmarrja ime këtu të bëhet motivim dhe shtysë për pjesmarrjen më masive femërore. Ka nevojë fitnesi të ketë më shumë femra,”-deklaroi Xhenis Rama, bodybuilder.

Kampioni i botës në bodybuilder disiplina IFBB, Marin Meksi, ishte një nga arbitrat e kampionatit kombëtar.

“Sporti i badybulider është baza e çdo sporti. Është shumë e rëndësishme që jo vetëm Tirana, por edhe në qytete të tjera siç është Gjirokastra që është djepi i artit, kulturës dhe sportit, të ketë organizime të tilla,”-tha Marin Meksi, kampion bote bodybuilder.

Kampionati kombëtar i bodybuilder është një iniciativë e kampionit gjirokastrit Nikollaq Muço.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 13/06/2022 18:52

    Hahahahahhaa. O Niku je i madh! Po vaji zi! Keta per mendimin tim,jane te gjithe te bere,pine rraqe gjera,proteina amoksicilina,qe fryhen. Me pak llafe,sport i shpikur nga Arnold Shvarzeneger,qe filloi te shiste dhe proteinat,dhe kreatinat. Biznes. Komplet sport idiot.

    Përgjigju
  • Niku: 13/06/2022 17:09

    Ketyre qe merren me bodybuilding ne anglisht ju thone meatheads, kokemish. Kur degjon shprehje si "Sporti i badybulider është baza e çdo sporti." atehere e kupton pse. Si na qenka bodybuilding baza e cdo sporti? Vetem pse sportistet shkojne ne palester? Juve vetem sterviteni qe te fryni muskujt, as ndesheni me ndonje kundershtar. Sporti me i veshtire (per trupin) eshte tenisi se te duhet te perdoresh te gjitha gjymtyret njeheresh, si lidhet bodybuilding me tenisin apo lidhet? Edhe hiqeni ate vajin e zi qe jeni lyer se late nam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?