Sport

Kampionati kombëtar i ‘Natyral Bodybuilding’, 32-vjeçarja nga Lazarati shpallet kampione

9 Maj 2023, 16:09| Përditesimi: 9 Maj 2023, 16:32

  • Share

Oriela Trako është fituesja e kampionatit kombëtar të ‘Bodybuliding Natyral’ për këtë vit. 32-vjeçarja nga Lazarati ia doli në garën e zhvilluar në qytetin e saj të lindjes ku morrën pjesë rreth 20 sportistë.

Ky nuk është suksesi i parë i Orielës pasi prej kohësh merr pjesë edhe në kampionatet ndërkombëtare, ndërsa vitin e shkuar zuri vendin e tretë në kampionatin botëror të ‘Natural Bodybuilding’ në Las Vegas. Në kampionatin në fjalë morën pjesë rreth 50 sportistë, ndërsa Trako rrëmbeu medaljen e bronxit.

Këtë vit në Gjirokastër në kampionatin kombëtar pati një numër më të lartë garuesish, ndërsa organizator ishte Nikollaq Muço, president i INBA Albania.

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?