Ekipi Elitë FC nga Kosova është shpallur fitues i kampionatit veror mbarëkombëtar për të rinj të mbajtur në Durrës. Në finalen për moshat U-15 ekipi Elitë FC mposhti 1-0 Fushë-Kosovën, por e rëndësishme në këtë aktivitet ishte testimi i të rinjve nga dy shtetet shqiptare.
Ndër ata që spikati më shumë në fushën e lojës ishte mesfushori 14-vjeçar Leart Murtezi.
“Për këtë turne, jemi përgatitur 1 muaj, intensivisht për të ardhur dhe fituar kupën,”-tha fillimisht 14-vjeçari Leart Murtezi.
Learti është pasionuar pas futbollit që në vogëli, ndërsa për Report Tv tregon objektivat që ka në çdo aktivitet.
“Gjithë këto vite jam munduar të përgatitem për të luajtur sa më mirë dhe të përmirësohem ndeshje pas ndeshje,”-deklaroi futbollisti i talentuar.
“Leart Murtezi ka ardhur nga shkolla e futbollit ‘Kurda’, duke na ndihmuar shumë me paraqitje të mira. Fillimisht duke fituar titullin kampion në Kosovë, por edhe në këtë turne të mbajtur të Shqipëri,”-u shpreh trajneri Artan Rushiti.
Në këtë aktivitet mbarë kombëtar në Durrës morën pjesë 12 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.
Komente

Une kam nje djale 13 vjecar qe shkon ne nje nga akademite e futbollit te Tiranes. Luan mire, por nuk kam ndonje ambicie per ta bere futbollist profesionist, thjesht te kaloje kohen e socializohet. Gjithesesi me ben pershtypje fakti qe thote ky djali nga Kosova, u pergatitem 1 muaj per kete turne dhe erdhem per ta fituar. Aty tek akademia e tim biri, qe s'eshte ndonje elitare me thene te verteten, nuk bejne asnje stervitje apo pergatitje ndryshe per te tilla turne neper shtete te tjera dhe rezultati dihet, dalin keq e me keq. Kuptohet qe akademia eshte biznes, por te keta njerez qe e drejtojne ate, duhet te prevaloje pasioni per futbollin ne rradhe te pare, e me pas vijne edhe financat. Suksese djalit dhe Elite FC per fitoren.
Përgjigju