Moment nga sfidat në shah të studentëve

Kampionati ndërkombëtar i shahut për universitete në Korçë, fituesit nga Kosova dhe Greqia! Presidenti i Federatës: Pasioni bëri bashkë studentët

22 Tetor 2022, 17:15| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 22:00

  • Share

Universiteti i Korçës në bashkpunim me federatën universitare të sporteve ka organizuar kampionatin ndërkombëtar të shahut ku morën pjesë disa universitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe krijimi i kontakteve mes studentëve në rajon përmes pasionit të tyre.

“Studentët kanë konkuruar me dinjitet me njëri-tjetrin, por edhe janë miqësuar e kanë ndërtuar një bashkpunim të suksesshëm. Ne shpresojmë që ky të jetë një turne që do pasohet nga veprimtari të tjera po kaq të suksesshme,”-u shpreh Irena Nikaj, pedagoge.

“Kjo i krijoi mundësi studentëve që pasionet e tyre të mëprashme ti vazhdonin më tej edhe pse kanë vazhduar rrugë të ndryshme në jetë,”-deklaroi Besnik Veliu, President i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar. 

Kampionati i zhvilluar në Korçë pati si fitues një student nga Prishtina, ndërsa vendin e dytë e zuri një student nga Greqia. Përsa i përket kësaj loje mijëvjeçare zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë, nuk e ka zbehur aspak pasionin tek ata të cilët e ushtrojnë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?