Kampione ballkanike në kategorinë 'Women Phisique', Oriela Trako: Nder të përfaqësoj Shqipërinë në kampionatin universal

17 Tetor 2023, 17:05| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 17:17

  • Share

Shqipëria është kampione në disiplinën e bodybuilding për femra. Sportistja Oriela Trako ka çuar flamurin shqiptar në Bosnjë-Hercegovinë duke u kurorëzuar kampione ballkanike në kategorinë “Women Phisique” ç’ka i ka dhënë asaj automatikisht kartën “ELITE PRO”.

“ Të fitoja çmimin dhe të kurorëzohesha me kartën e profesionistit për mua është arritja më e madhe sportive”, tha Oriela Trako kampione ballkanike e bodybuilding.

Në kampionatin ballkanik të 7 tetorit u përfaqësuan të gjitha shtetet e gadishullit, ndërsa nga Shqipëria morën pjesë tre sportiste, por fati i ka buzëqeshur Orielës që të nderojë dhe një herë Shqipërinë por dhe vendlindjen e saj Gjirokastrën. Për Report TV Oriela ndan emocionet e këtij eventi sportiv.

“Kur sheh se valvitet flamuri shqiptar është kënaqësi e madhe. Këtë të enjte nisem për Rumani ku zhvillohet kampionati universal, ku unë përfaqësoj Shqipërinë”, tha ajo.

Sfida e ardhshme e sportistes është kampionati universal i kësaj disipline që do të organizohet në Rumani për të cilën kampionia shpreson të dalë me medalje pse jo dhe çmim të parë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?