Marsel Ismajlgeci me fanellën e Zrinjski

Kampionët e Shqipërisë mbeten pa kapiten, Marsel Ismajlgeci kalon në Bosnjë

31 Janar 2023, 19:12
  • Share

Marsel Ismajlgeci është futbollisti më i ri i Zrinjski Mostar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kapiteni i Tiranës ka firmosur deri në verën e 2026 me ekipin e ri, duke lënë kampionët në fuqi të Shqipërisë në ditën e fundit të merkatos.

I dalë nga moshat e bardhebluve, mbrojtësi 22-vjeçar ka bërë 122 paraqitje me Tiranën, duke shënuar edhe 10 gola dhe dhënë 14 pasime finale. I "graduar" me shiritin e kapitenit në krah, lëvizja e Ismajlgecit në një kampionat me nivel më të ulët se Superliga jonë duket si surprizë, teksa termat financiar personal kanë bindur mëngjarashin e Kombëtares (2 paraqitje).

“Jemi të kënaqur me angazhimin e Marsel Ismailgecit, sepse një lojtar i cilësive të tij përputhet me strategjinë dhe synimet tona. Ne do të vazhdojmë të forcojmë ekipin tonë për të përmbushur pritshmëritë dhe për të kapur arritjet e planifikuara”, tha Amir Gross që mban postin e zëvendës presidentit te Zrinjski.

Tirana dhe Zrinjski u përballën në fazën e dytë kualifikuese në Champions League gjatë verës së shkuar, me boshnjakët që lënë Tiranën pa "kapiten".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?