VIP & Spektakël

Kampioni botëror i futbollit i shkruan Ilda Bejlerit, publikohet biseda private (FOTO)

31 Mars 2019, 11:14| Përditesimi: 31 Mars 2019, 11:25

  • Share

Ilda Bejleri është në kontakt të vazhdueshëm me yje të futbollit të kombëtares shqiptare, por jo vetëm. Moderatorja ka publikuar ditën e sotme në ‘Instastory’ një bisedë të shkurtër me futbollistin e njohur, Lukas Podolski.

Kohë më parë, ajo dhe Xherdan Shaqiri kanë realizuar një intervistë, ku i pranishëm ka qenë dhe Lukas. Pamjet e kësaj interviste, Ilda i ka publikuar si një kujtim. Futbollisti i kishte kthyer përgjigje nëpërmjet disa ‘emoji’ duke qeshur, ndërsa moderatorja e kishte ftuar për një intervistë të dytë.

“Kur Lukas Podolski të kthen përgjigje”, ka shkruar moderatorja mbi foton e bisedës, duke e cilësuar atë si një kampion botëror. Kujtojmë se së fundmi, Ilda tërhoqi vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj në stadiumin e Prishtinës.

Komento

Komente

  • luli: 31/03/2019 14:41

    O shyqyr qe qenka pergjigj ky futbollisti provo shkruaji ndonje Boxieri moj cucë mbase pergjigjet edhe ai.

    Përgjigju
  • Ben: 31/03/2019 12:35

    Ilda,me bukur eshte kur te shkruajne Ballijt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?