Kampioni i arteve marciale Ilir Latifi

Kampioni i arteve marciale Ilir Latifi viziton Shqipërinë

29 Prill 2018, 13:43| Përditesimi: 29 Prill 2018, 13:45

  • Share

Ata që ndjekin artet marciale me siguri e njohin Ilir Latifin, që po arrin suksese në UFC dhe asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e vendit të tij, duke falenderuar edhe në shqip tifozët pas përfundimit të ndeshjeve. Por sot suedezi me origjinë shqiptare kishte ardhur në Tiranë për t’u takuar me fansat e tij.

Latifi (15-5-0) është një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion në “light-heavyweight”, pasi arriti fitoren më të madhe të karrierës së tij në shkurt, kur mposhti në raundin e parë një nga veteranët e këtij sporti Ovince Saint Preux.

Aktualisht është një situatë e çuditshme në peshën e Laitifit, pasi kampioni Daniel Cormier është ngjitur një peshë më lart për t’u përballur me Stipe Miocic për titullin e peshës së rëndë. Një peshë së cilës në të ardhmen mund t’i bashkohet edhe Latifi për shkak se konkurrenca është më e madhe.

Latifi mbërriti te Sheshi Nënë Tereza rreth orës 12 të pasdites, i pritur nga shumë dashamirës të sportit  të MMA-së, që ka një audiencë në rritje edhe në trevat shqiptare. Ai me përulësinë e tij ka pranuar të bëjë qindra foto duke kënaqur të gjithë fansat e tij. Ai ka marrë një dekoratë mirënjohjeje nga Federata Shqiptare e MMA-s për punën e madhe që ka bërë duke përfaqësuar popullin shqiptar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?