Kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi, merr “Çelësin e Qytetit”, Veliaj: “Krenari e krejt shqiptarisë, histori që na frymëzon”

19 Tetor 2020, 16:42| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 16:54

  • Share

Kryebashkiaku i  Tiranës, Erion Veliaj i dhuroi sot “Çelësin e Qytetit” boksierit shqiptar të saposhpallur kampion bote, Robin Krasniqi. Duke i shprehur vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen e veçantë për titullin që bën sot krenar çdo shqiptar, Veliaj tha se suksesi i tij është shembulli i njerëzve që nuk dorëzohen. 

“Jam shumë i lumtur që Robin Krasniqi, kampioni ynë i botës, i krejt shqiptarisë, na ka respektuar qytetin. Ti na ke bërë krenar! Historia jote më bëri shumë përshtypje, është historia e dikujt që nuk ka fituar me të parën dhe nuk i ka shkuar jeta fjollë, por që është rrëzuar, është ngritur, është rrëzuar, është ringritur dhe sot është kampion bote. Historia jote frymëzon djem dhe vajza të rinj, të cilët duhet të kuptojnë se, suksesi nuk vjen në ndeshjen e parë, suksesin nuk ta sjellë baba ose nëna me njohje, me pasuri, me parti ose me politikë, por vjen nga ata që përpiqen, përpiqen, përpiqen dhe nuk dorëzohen”, u shpreh Veliaj. 

Vetë kampioni i botës, Krasniqi u shpreh mjaft i emocionuar për këtë vlerësim.

“Dua t’ju falenderoj përzemërsisht! Jam shumë, shumë i lumtur që kthehem pas 21 vitesh. Dikur isha një emigrant. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që në kryeqytetin e Shqipërisë së madhe, në Tiranë, i biem dy tituj të botës dhe është një nder shumë i madh ta marr këtë Çelës. Kam shumë kujtime të mira nga Tirana, shoh sesa ka ndryshuar, por është një nder, një respekt, një krenari e madhe ta marr këtë çmim”, u shpreh ai.

Boksieri nga Juniku, Robin Krasniqi ka shkruar histori, duke u bërë shqiptari i parë i shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel. Për Krasniqin ishte hera e tretë që luftoi për titull bote, në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Ai ka një bilanc prej 51 fitoresh dhe vetëm 6 humbjesh gjatë karrierës së tij në këtë sport.

1603119264_1603118798robinkrasniqierionveliaj.jpg

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 19/10/2020 17:07

    Presidenca nuk kujtohet per kete Kampion Bote, se ju kane mbaru dekoratat duke ja dhene tifozeve te Celticut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?