Lewis Hamilton

Sport

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton rezulton pozitiv me COVID-19! Humb garë për çmimin e madh të Bahrain

1 Dhjetor 2020, 11:21| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 11:24

  • Share

Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton është infektuar me koronavirus. 7-herë kampioni i botës rezultoi pozitiv në analizat e fundit për COVID-19.

Lajmi u konfirmua nga skuaderia britanike Mercedes mëngjesin e sotëm (1 dhjetor) nëpërmjet një komunikate zyrtare. Për rrjedhojë, 35-vjeçari nuk do të marrë pjesë në garën e së dielës në Bahrain.

“Skuderia Mercedes-AMG Petronas bën me dije se Lewis Hamilton ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën e fundjavës në Sakhir (Bahrain)" - njofton skuadra e tij.

Hamilton rezultoi negativ në 3 testet, ku hera e fundit ishte pasditen e së dielës. Sidoqoftë, ai u zgjua herët sot me simptoma. Pavarësisht shenjave, Hamilton është në gjendje të mirë dhe e gjithë skuadra i uron më të mirën”, shkruhet në komunikatën e Mercedesit.

Nga ana tjetër, piloti britanik i ka bërë me dije skuadrës se para mbërritjes në Bahrein ka patur kontakt fizik me një person.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?