Andrea Muzii

Lifestyle

Kampioni i ri i botës për kujtesën më të fortë është një 20-vjeçar

5 Dhjetor 2019, 21:00| Përditesimi: 5 Dhjetor 2019, 21:04

  • Share

Kampioni i ri i botës për kujtesën më të fortë është një italian 20-vjeçar.

Andrea Muzii studion për mjekësi dhe ia doli të sfidojë konkurrencën e 170 “atletëve të mendjes” duke fituar në Kampionatin Botëror të Kujtesës që u mbajt në Kinë me 8170 pikë.

Andrea tashmë mban dhe 5 rekorde botërore, pas  Kampionatit Europian në vitin 2019.

“Duhet të stërvitesh në mënyrë konstante, nuk është një dhunti natyrore. Është e nevojshme të njohësh teknikat antike të kujtesës”, ka thënë Andrea.

Studenti 20-vjeçar  arriti të mposhte në finalet e kësaj gare kaq të veçantë dy konkurrentë të fortë nga Mongolia që e mbyllën garën e kujtesës me 7203 pikë dhe 7112 pikë.

Andrea Muzii e nisi konkurrimin e tij një vit më parë, por tashmë e ka treguar që është një kampion i vërtetë për kujtesën, duke thyer rekord.

Ai arriti të mbante mend radhën e 1829 letrave bixhozi. 

Tani sfida e ardhshme për italianin do të jetë në vitin 2020 në Dubai.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?