Kampioni Rei Toska, përgatitje pa pushim për Botërorin e badybuilder: Qëllimi zona e medaljeve, konsumoj 740 vezë në muaj

27 Dhjetor 2021, 15:27| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 15:53

  • Share

Kanë kaluar pak më shumë se dy muaj kur Rei Toska u shpall kampion Europe në bodybuilding, disiplina e fizikut klasik, por për të nuk ka asnjë moment pushim, pasi para është kampionati Botëror, që do të mbahet në Kanada.

Rei për t’i rënë në kokë, çfarë presim nga ti në kampionatin Botëror?

“Kampionati Botëror do jetë një eveniment shumë i madh për mua. Është hera e parë që konkuroj në nivele të tilla dhe synimi im është që të renditem tek 5 më të mirët. Gjithsesi besoj se me shumë, shumë punë do të sjell medalje brozni ose të jem në zonjën e medaljes me patjetër,”-u shpreh Rei Toska, bodybuilder.

Megjithëse gara do zhvillohet shumë larg nga Shqipëria Rei pret që të ketë shumë mbështetje në kampionatin Botëror.

“Deri më tani shumë njerëz më kanë konfirmuar se do jenë të pranishëm. Sidomos nga diaspora kanadeze. Ata do më mbështesin jashtëzakonisht,”-deklaroi Rei Toska, bodybuilder.

Për të qenë në nivelet e Reit duhet jashtëzakonisht punë dhe përkushtim.

“Unë çohem në orën 6 të mëngjesit dhe bëj vrapimin e parë më stomak bosh. Vazhdoj më pak haj 24 vezë në mëngjes. Pra konsumoj 740 vezë në muaj. Është jashtëzakonisht shumë për njerëzit normal. Kjo na bën që të mos jemi si të gjithë njerëzit normal,”-tha Rei Toska, bodybuilder.

Rei Toska prej katër vitesh stërvitet në Britaninë e Madhe, ndërsa është në negociata për të marrë pjesë edhe në kampionatet kombëtare të Shqipërisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/12/2021 02:50

    /Nnt/,dietologun ka per t'a patur sa kohe eshte aktiv ne sport,nuk ka per t'a ndjekur gjithe jeten dhe demet kane per te qene afatgjata dhe te pariparueshme.Sa per sqarim,proteine ka e gjithe veza,jo vetem e bardha,por dhe e bardha nuk eshte pa probleme,sepse permban albumine qe demton veshkat.Efektet ka per t'i ndjere shume me vone.

    Përgjigju
  • Iris: 28/12/2021 01:42

    Nje kokerr veze permban 185 mlgr kolesterol po te merrni ne konsiderate sa veze ha ne muaj llogariteni vete sa i shkon kolesteroli,ketu pa futur ushqime te tjera,po aq te rrezikshme.Njeri normal mund te mos jesh,por vdekja nuk pyet.Medalje mund te fitosh dhe me sporte te tjera dhe mos harro qe sado te stervitesh,e t'a shtysh,trupi njerezor e ka nje limit te cilin nuk mund t'a kalosh.Shendeti mbi te gjitha.

    Përgjigju
    • Nnt: 28/12/2021 17:24

      O iris lere kosterolin ti se ai ka dietolog andej dhe i harxhon pa merak dhe ska lidgje me kete qe thua ti.e bardha vezes ka protein dhe jan ndertimore per muskujt .keshtu po spate info nga sporti thuaj nje bravo dhe mos jep mend shendet e te mira

  • ariu: 27/12/2021 15:40

    ky do nxjeri zogj ndonje dite...

    Përgjigju
    • Tea: 28/12/2021 17:27

      Zogjt beji ti se ky i konsumon.po dhe per flamurin tuaj beheni si gore ore nuk thoni bravo njeher pupu ca lloj rrace paskeni qen.Mos ja qa hallin po bej dhe ti ndonje me vlere per vendin pastaj llomotit ketu .turp.Rei je krenari bravo

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?