Max Verstappen

Sport

Kampioni Vertsappen fiton të parën për këtë sezon, s'ka surpriza në Japoni! Ferrari sërish larg

6 Prill, 09:44| Përditesimi: 6 Prill, 09:48

  • Share

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1. Piloti i Red Bull dominoi një garë që e nisi i pari, ndërsa i vetmi dyshim ishte pas pit-stopit të parë ku doli njëkohësisht me Norris, duke rrezikuar edhe aksident.

Nga ky moment dhe deri në fund holandezi 4 herë kampion bote dominoi garën. Kjo ishte hera e 4 radhazi që Vertsappen fiton në pistën e Suzukas.

Pas tij u renditen dy makinat McLaren me Lando Norris të dytin dhe Oscar Piastrin të tretin. Ajo që ra në sy në Japoni ishte se 6 pilotët e parë në kualifikuese e mbyllën garën me të njëjtin pozicion. LeClerc i Ferrarit u rendit i katërti, ndersa nuk bënë perjashtim as pilotët e Mercedes me Rusell e Altobelli.

Vetëm vendi i 7 për Lewis Hamilton, i cili po has shumë vështirësi me Ferrarin. Ky ishte çmimi i 3 i madh për këtë sezon, ndërsa gara e ardhshme është fundjavën që vjen në Bahrein.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?