Luiza Gega në momentin e dekorimit

Kampionia Luiza Gega dekorohet ‘Qytetare Nderi’ në Bulqizë: Do punoj për të nderuar Shqipërinë

29 Gusht 2022, 12:45| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 14:46

  • Share

Kampionia e Evropës në atletikë, Luiza Gega është vlerësuar me titullin e lartë ‘Qytetar Nderi’ nga Këshilli i Bashkisë Bulqizë. Këtë të hënë Bashkia e Bulqizës kishte organizuar një ceremoni pritjeje për kampionen e Evropës që lindi në fshatin Okshtun.

“U zhvillua sot mbledhja e jashtëzakonshme  pjesërisht online e Këshillit Bashkiak Bulqizë ku i pranishëm ishte  edhe kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla dhe u miratua  në mënyrë unanime, dhënia e titullit  “Qytetar Nderi” i Bashkisë Bulqizë  Znj. Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë”, thuhet në njoftim.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin para Bashkisë për të pritur kampionen e cila i bëri krenarë jo vetëm bulqizakët, por gjithë shqiptarët.

Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund.

Ajo është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me 'Kordonin e madh të Yllit të Mirënjohjes Publike'. Ndërkohë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë. Ndërkohë, për ata që fitojnë vendin e parë në kamionatin europian shumë që u akordohet është 4 milionë lekë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?