Kamuflimi me kapele, maska anticovid e çelësa të modifikuar, ReportTv zbardh vendimin e hajdutëve të kryeqytetit

14 Shtator 2020, 19:17| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 19:22

  • Share

Report tv zbardh dosjen e bandës se Arian Rapit dhe Etem Muratajt të cilët vidhnin banesa në kryeqytet. Këta dy grabitës modifikonin çelësat e banesave dhe maskoheshin me kapele e maska anti-covidi gjatë vjedhjeve. Ka qenë një qytetar që ka zbuluar bandën duke investiguar privatisht,  më pas iu ka marrë paratë që i kishin vjedhur në banesë dhe i ka denoncuar në polici.

Kapele dhe maskë anti covid-19 ishte skema që grabitësit kamufloheshin para kamerave teksa vidhnin banesat në kryeqytet. Ndërsa hapja e dyerve realizohej me modifikimin e çelësave nëpërmjet teknikës së zmusimit të një çelësi dhe veshjes së tij me fletë alumini deri sa të krijonte formën sipas bravës që mbante dera.

Report Tv ka siguruar vendimin e gjykatës që la në qeli dy grabitësit e filmuar me kasafortën e vjedhur në rrugën ‘‘Nikolla Tupe“ në pronësi të shtetasit E.A.. Sipas hetimeve rezulton se shtetasi E.A ka investiguar në mënyrë private vjedhjen e banesës dhe nga targa e automjetit ka arritur të gjej shtetasit Arian Rapi dhe Etem Murataj.

Pas disa ditëve investigim E.A takon Etem Murataj dhe thotë ti je personi që me ke vjedhur banesën. Etemi i kthen 9600 euro duke ja hedhur në tokë dhe i kërkon falje „nuk e dija që ishte banesa jote“ dhe pasi i kthen paratë ikën me vrap.

Pasi ka marrë paratë shteasi E.A i ka numëruar rezultonin 9600 euro sa ishin vjedhur në banesën e tij dhe me të njëjat prerje, duke depozituar kallëzimin penal pranë komisariatit numër dy.

Hetimet kanë nxjerr në pah se pas vjedhjeve të sendeve me vlerë në banesat e personazheve të njohur në tiranë, grupi ndante fitimet në një hotel në Durrës. Pasi hapën kasafortën e shtetasit E.A Arian Rapi dhe Valbona Osmani janë filmuar duke hyrë dhe qëndruar në një hotel në Durrës me një prenotim për dy ditë.

E pasi aty shkon edhe Etem Murataj, hyrje daljet me çanta në hotel sipas hetuesve janë pikërisht për fshehjen e sendeve të vjedhura. Valbona Osmani pas ka qëndruar me të dashurin e saj Rapi në hotel dhe kë lëvizur drejt Maqedonisë së Veriut më datë 8 shtator ora 13:05.

Ajo largohet me çanta nga hoteli, por hetuesit ende nuk kanë një të dhënë se çfarë mund të ketë çuar jashtë vendit. Ajo rikthehet në Shqipëri më 11 shtator 2020, tre ditë pasi u largua dhe pesë ditë nga vjedhja e fundit.

Dy të ndaluarit Murataj i cili më herët ka mbajtur edhe emrin Marvin Kasemi si dhe Arian Rapi ka pranuar autorësinë e tre vjedhjeve ndërsa hetimet janë të hapura pasi ata dyshohen për 12 vjedhje.

Çifti Rapi Osmani janë mbajtur nën vëzhgim edhe në ambientet e policisë, ndërsa biseda e vetme që ata kanë shkëmbyer pasi kanë kontrolluar disa herë nëse dhoma kishte kamera ka qenë „a ti morën lekët e xhepit? Osmani i përgjigjet: Jo jo i kam me vete. Për Osmanin gjykata penale vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 14/09/2020 22:31

    Dmth shtetasi E.A i ka bere hetmiet vete dhe i k gjetur hajdutet. Po policia ishte ne kafe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?