Foto ilustruese

Kronikë

 Kamzë/ Po pastronte pusin dhe bie në brendësi të tij, ndërron jetë 65-vjeçari

26 Gusht 2021, 14:04| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 14:53

  • Share

KAMZË- Një 65-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike ditën e sotme! Teksa po punonte për pastrimin e një pusi, ai ka rënë në brendësi të tij, e për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, teksa viktima është identifikuar si Q. H., 65 vjeç.

"Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?