Astrit Allaraj, pronari i studios muzikore

Kamëz/ Shpërthim në godinën e përshtatur si studio muzikore, shkaktohen vetëm dëme materiale

17 Nëntor, 10:58| Përditesimi: 17 Nëntor, 11:13

  • Share

Kamëz-Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një godinë të përshtatur si studio muzikore në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në rrugën Arben Broci.

Sipas burimeve të Report Tv, studio është në pronësi të Astrit Allaraj, ndërsa nuk kishte pasur njeri brenda në momentin e ngjarjes, pasi Allaraj ndodhej tek familjarët në Itali dhe nuk është mundur të merret në pyetje. Nga shpërthimi ka dëme të vogla materiale.

‘Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën "Arben Broci", në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit Astrit Allaraj, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.  Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat)’, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?