Lulzim Basha

‘Kamza’ shpalosi modelin e Bashës për zgjedhjet

11 Tetor 2020, 20:37| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 20:39

  • Share

Lulzim Basha ka zgjedhur strategjinë më të gabuar për të zgjedhur kandidatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit, e cila nga ana tjetër ka nxjerrë zbuluar karakterin e vërtetë të Partisë Demokratike, atë të dhunës. Nga Devolli në Kamëz, Lulzim Basha me garën e tij dhe vendimet e tij për të zgjedhur ata që do ketë në lista, ka futur në sherr demokratët mes tyre duke nxjerrë në pah problematikët e PD-së.

Natyrisht që nuk ka asnjë demokrat (e jo më të tjerë) që mendojnë se Lulzim Basha po bën një garë reale brenda PD-së për të nxjerrë nga anëtarësia emrat e kandidatëve të 25 prillit. Që nga fakti që ka vendosur që mënyrën e votimit ta bëjë ‘Cili NUK duhet të jetë kandidat’, qartazi Lulzim Basha ka përfunduar duke bërë gjyqe publike dhe të shpallë armiq të rinj partie. Kjo lloj sjellje absurde e tij ka bërë që demokratët e tij dhe ata të atyre që Luli`nuk i ka dashur dhe i ka hequr nga partia, të përplasen me njëri tjetrin deri në pikën që kanë përfunduar në spital nga e rrahura barbare.

Tani, duke parë se si nga Devolli në Kamëz demokratët u rrahën me njëri-tjetrin, imagjinoni ç’kanë bërë e ç’do të bëjnë kur vjen puna të përballja me Partinë Socialiste. Thënë këtë, Lulzim Basha më luftën që ka mbjellë në PD për të djegur ata që mendojnë ndryshe prej tij ose më saktë ata që i përdori e si duhen më, u ka dhënë  edhe me skeptikëve bindjen se Partia Demokratike nuk mund të ankohet kurrsesi se i janë marrë zgjedhjet me forcë e dhunë, sepse kur vjen puna të këto të fundit, ata janë të parët. Edhe demokratët normalë që thjeshtë kanë besuar dhe aderojnë në PD, e kanë kuptuar tanimë se lufta që Luli po mbjell në parti po nxjerr nga kjo parti më të keqen dhe po iu heq çdo ditë argumente pro vetes.

Nga ngjarjet e fundit të Kamzës mbrëmë, ku përplasja mes militantëve të Mziut e të tjerëve kundër tij pati të plagosur rëndë në një garë që duhet të ishte e thjeshtë dhe e qetë pasi ishte garë brenda familjes, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë lënë të kuptohet qartë se ata nuk dinë të bëjnë zgjedhje të drejta dhe të ndershme. E kur këto zgjedhje nuk i bën dot të drejta e të ndershme brenda familjes, kurrsesi nuk mund të pretendohet se mund t’i bësh përballë kundërshtarit.  Por Bashës kjo nuk i bën përshtypje sepse edhe kryesinë e partisë e mori nga Olldashi me vota të vjedhura, njëlloj si bashkinë Tiranë më parë. Pasi Luli, nuk di të fitojë. Atij ose i dhurohet ose e vjedh diçka.

Komento

Komente

  • O tej: 12/10/2020 16:46

    Kamza i beri topmutin Bashes

    Përgjigju
  • Alfons: 12/10/2020 08:12

    Ore nese pd e ka seriozisht ,tani listat perfundimtare duhet te rradhiten sipas votave qe kane marre kandidatet psh. Ne kamez i fundit ne liste duhet te vendoset xhelal mziu pasi ka marre me shume vota kunder.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 11/10/2020 22:05

    Modelin e pi... t ne...... s te Xhelal malokut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?