Kryesocialisti Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz foli rreth transformimit të Kamzës duke thënë se tashmë quhet një qytet.
Rama tha se administrate është transformuar duke pasur më shumë gra dhe vajza të punësuara sepse vetë kryetari i bashkisë kuptoi rëndësinë e tyre për të drejtuar dhe transformuar Kamzën.
“Nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shohësh administratën e Bashkisë fal një burri që e ka kuptuar që në krye të herës. Ka qenë fushata e parë e Rakipit kur ne tentuan t’i japim Kamzës një shans, por nuk mjaftoi.
Në atë kohë për shumë nga vajzat e reja duket e pabesueshme por ishte në vitin 2011. Ishte e pamundur të shkoje në komision sepse ligjin e bënin disa burra të dhunshëm. Nuk pati më asnjë problem sepse Rakipi vendosi gran ë komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat e realitetit ku gratë dhe vajzat ndihen të mbëhstetura jo të lëna vetëm. Jemi në një qytet që mund t’iI thuash qytet pa pasur frikë. Dikur i vinte turp dikujt të thoshte jetoj në Bathore sepse ishte njësoj të thoje që jetoj në kënetë. Sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes', tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Të thoshe jam nga Bathorja, ishte si të thoshe jetoj në kënetë! Në 11 maj PD do marrë humbjen më të madhe që nga '97
S.B/r.k./ReportTv.al