Ernest Gjoka

Kamza zgjedh pasuesin e Duros, drejtimin e merr Ernest Gjoka 

16 Nëntor 2018, 09:56| Përditesimi: 16 Nëntor 2018, 10:11

  • Share

Ernest Gjoka është trajneri i ri i skuadrës së Kamzës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Gjoka do të zëvendësojë Klodian Duron të shkarkuar pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta. Për Ernest Gjokën bëhet fjalë për një rikthim tek kamza ekip të cilin e ka stërvitur në sezonin 2011-2012.

Kamza ndodhet në vend të parafundit në renditjen e Kategorisë Superiore me 8 pikë të grumbulluara në 13 ndeshje dhe Gjoka ka misionin e vështirë për të shpëtuar skuadrën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?