I vihet tritol marketit në Kamëz, në pronësi të djalit të ish presidentit të klubit të Kamzës! 6 vite më parë i shpërthyen makinën me eksploziv (VIDEO)

8 Mars 2023, 08:30| Përditesimi: 8 Mars 2023, 16:51

  • Share

KAMZË- Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të djalit të ish presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri në rrugën ‘Demokracia’. Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35 ndërsa nuk raportohet për dëme materiale. Marketit të cilit iu vu 50 deri në 100 gramë lëndë plasëse ishte në pronësi të Arbi Qarrit të birit të Naim Qarrit ende nuk dihen rrethanat.  

Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

Kujtojmë se Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të hënës në rrugën “Demokracia”, në Kamëz. Policia konstatoi se në krahun e pasagjerit, poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gramësh eksploziv. Autorët sipas policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin. Qarri rrëfeu momentet e shpërthimit, ndërsa tha se nuk kishte konflikte apo dyshime mbi autorësinë.

1678262608_page.jpg

Arbi dhe Naim Qarri

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 08/03/2023 13:45

    O sa mire me qen shqiptare

    Përgjigju
  • Turi: 08/03/2023 10:26

    Na myten maloket e kokpalaret. Koken hongshin bash me Salih gerdallen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?