Foto ilustruese

Kronikë

Kanabis dhe kokainë në doza gati për shitje, 2 të arrestuar në Tiranë

23 Prill, 14:47| Përditesimi: 23 Prill, 14:49

  • Share

Tiranë- Gjatë 24 orëve policia ka goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Në pranga kanë dy të rinj, njëri 24 dhe tjetri 25-vjeç.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit Nr. 1 dhe 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

K. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza të gatshme për shitje.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndante sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante me automjet.

Q. Z, 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza”, informoi sot policia.

Gjatë kontrolleve të kryera policia sekuestroi një sasi kanabisi dhe kokaine, peshore elektronike dhe aparate celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?