Nga kanabisi deri tek kundërshtimi i punonjësve të policisë, janë disa nga veprat penale të konstatuara në Shkodër, ku dy persona janë arrestuar, tre janë vënë nën nhetim, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Shërbime të Policisë Shkodër kanë vënë në pranga një 23-vjeçar me inicilae B.K, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i kanë gjetur një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me këtë rast, nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasin një 22-vjeçar me iniciale S.H, banues po ashtu në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të B. K., në Komisariat.
Po ashtu është arrestuar në flagrancë nga Policia Shkodër, A. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të mitur 13-vjeç, për shkak se 13-vjeçari ishte konfliktuar me djalin e tij.
Po këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjithashtu, këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori ku vijon hetimi në gjendje të lirë për D. L., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Në lidhje me këtë rast, nisi hetimi në gjendje të lirë edhe për Gj. N., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi i ka ka ndërprerë rrugën automjetit të Policisë, me automjetin e tij, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit D. L., në Komisariat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.