Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga kanabisi deri tek dhuna dhe vjedhja.
Pas një kontrolli fizik të ushtruar ndaj një 40-vjeçari, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi kanabisi.Për pasojë ka rënë në pranga A. O., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan Z. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me send të fortë një punonjës të Policisë Bashkiake.
Në prangat e policëve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë rënë L. Sh., 33 vjeç dhe M. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë qenë të shpallur në kërkim për vjedhje.
Po ashtu një 40-vjeçar, me iniciale J.M është arrestuar, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Ndërsa në Komisariatin e Policisë Nr. 1 një grua ka kallëzuar se djali i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Policia po punon për gjetjen e M. H., 32 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.