Kronikë

Kanabis me postë nga SHBA në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë! U kapën teksa po merrnin drogën (EMRAT+ VIDEO)

8 Maj, 10:05| Përditesimi: 8 Maj, 13:27

  • Share

Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga kanë rënë Kevin Qorpasha, 24-vjeç dhe Dion Hoxha, 22-vjeç në momentin që ishin duke marrë pakon me drogë në një pikë postare në Vorë.

Pakoja me 1 kg e 52 g kanabis me përqindje të lartë THC u sekuestrua si provë materiale.

Operacioni u kodua 'Pako 5'.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç,të dy banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?