Kanabis

Kronikë

Tiranë/ Kanabis me postë nga SHBA, prokuroria godet 8 raste në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg lëndë narkotike! 12 persona të arrestuar

28 Prill, 15:33| Përditesimi: 28 Prill, 15:39

  • Share

Prokuroria e Tiranës njoftoi se në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe postën shqiptare, vetëm gjatë muajit prill kanë goditur 8 raste të trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC, me postë nga SHBA.

Në total thotë prokuroria janë sekuestruar mbi 15 kg lëndë narkotike. Rastet janë zbuluar në Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë, ndërsa janë 12 persona të arrestuar dhe të shpallur në kërkim.

'Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare kanë goditur vetëm gjatë muajit prill, tetë raste të trafikimit të cannabisit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Cannabisi, me përqindje të lartë THC transportohej nga SHBA-të drejt Shqipërisë nëpërmjet pakove postare, një fenomen i zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe i shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit. Vetëm gjatë muajit të fundit, Prokuroria e Tiranës ka identifikuar raste të këtij lloj trafikimi në qytetet: Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për raste të tjera.

Deri më sot, në tetë rastet e zbuluara janë sekuestruar në total 15.2 kg cannabis me përqindje të lartë THC, ndërkohë që janë arrestuar dhe shpallur në kërkim si të implikuar në këtë veprimtari kriminale, 12 persona. Një pjesë prej tyre, janë arrestuar në flagrancë në momentin e marrjes në dorëzim të pakove me cannabis në degë të ndryshme të Postës Shqiptare', thuhet në njoftim. 

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?