Policia Berat

Kronikë

Kanabis në Kuçovë, akuzohen për shpërdorim detyre kryeplaku i fshatit Mëndrakë, 1 inspektor dhe 1 specialist pyjesh

3 Gusht 2021, 09:55| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 09:58

  • Share

KUÇOVË-Policia e Beratit ka evidentuar një tjetër parcelë kanabisi në Kuçovë. Sipas njoftimit të uniformave blu bëhet me dije se në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, janë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Mëndrakë, Kuçovë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë proceduar penalisht Shefqet Kuqi  62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë, Kujtim Behari 51 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor dhe Yzedin Llangozi 61 vjeç, me detyrë specialist i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre".

Ndërkohë që nga specialistët e Komisariatit Policisë Kuçovë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/08/2021 22:37

    Kohe te veshtira per te qene kryeplak,specialist apo inspektor pyjesh,po pronaret e vertete te droges u kapen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?