Kanabisi i sekuestruar

Kronikë

Kanabis në serbatorin e makinës, arrestohen burrë e grua në Greqi

21 Prill 2018, 20:00| Përditesimi: 21 Prill 2018, 20:10

  • Share

Janë arrestuar dy shqiptarë 43 vjeç dhe 37 vjeç për trafikim 31 kg  kanabisi në zonën e Kosturit në Greqi

Kapja e dy të shqiptarëve për transportin e kanabisit, me peshë 31 kilogramë e 944 gram, në u bë e mundur në zonën e Kastorisë, pranë Kosturit  në Greqi

Policia e Departamentit të Drogave Narkotike të Sigurisë së Kosturit në bashkëpunim me Brigadën e  Policisë Kufitare të Departamentit të Gardës Kufitare të Mesopotamisë ne Kastori,  arrestuan dy 2 shtetas shqiptarë, një 43 vjeçar dhe një grua 37-vjeçare për trafikim të narkotikëve.

Si pjesë e një operacioni të koordinuar policor për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në Maqedoninë perëndimore, dhe pas rikuperimit të duhur të  dhënave, këtë mëngjes në një zonë të Kastorisë, u krye një kontroll policor rutinë dhe rezultoi se një makinë e drejtuar nga një shofer 43-vjeçar me një pasagjer 37 vjeçar, kishte në brendësi tridhjetë e pesë 35 paketa plastike të kanabisit të papërpunuar, që peshonte 31 kg dhe  944 gram. Gjithashtu janë konfiskuar 3 telefona celularë,  2 karta SIM, 2900 euro dhe dy qind mije lekë. Identiteti i autorëve ende nuk bëhet i ditur ndërsa policia po punon për mledhjen e provave të mëtejshme.

Bagazhi i makinë ku u gjet droga

Paratë e sekuestruara të arrestuarëve

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?