Kanabisi i sekuetruar në Mal të Zi

Sekuestrohet 66 kg kanabis në Ulqin, u nis nga Shqipëria! Dy trafikantët i ikin policisë, arratisen në vendin tonë

29 Shtator, 10:51| Përditesimi: 29 Shtator, 11:39

  • Share

Policia malazeze ka sekuestruar 66 kg kanabis në Ulqin më 28 shtator. Droga dyshohej se transportohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Kanabisi është gjetur në zonën e fshatit Sukobin, Ulqin, ndërsa dy personat që po e transportonin drogën kanë arritur që t’i largohen policisë. Sipas medias malazeze, Vijesti, dy personat janë arratisur drejt Shqipërisë dhe autoritetet e vendit tonë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Operacioni i policisë në Mal të Zi ka ardhur pas informacioneve se dy persona po lëviznin me çanta të mëdha, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë dy transportuesit janë larguar.

Policia ka sekuestruar tre çantat e mbushura me kanabis, ndërsa droga ishte e ndarë në 119 pako me peshë rreth 66 kilogramë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?